Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane do të jenë të pranishme gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Të hënën do të ketë vranësira të pjesshme, por të dendura, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje afatshkurta të shoqëruara me rrufe. Temperaturat nuk do të pësojnë rënie të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/
.