Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që në pesë ditët në vijim, në Kosovë do të ketë mot të ndryshueshëm të shoqëruar me vranësira dhe me diell.
Vranësirat në pjesën e dytë të ditës, vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Kjo gjendje jo stabile e motit do të mbretërojë vetëm në gjysmën e parë të javës, kurse në pjesën e dytë të javës pritet stabilizim i motit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s. /Telegrafi/