Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme: I ndryshueshëm, me vranësira, shi dhe diell!

Fushat me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat e kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit, do të jenë labile gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këtë gjendje labile do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, reshje shiu dhe periudha me diell.

Në viset malore sërish pritet të ketë reshje të dobëta bore.

Kjo gjendje e motit do të përcillet edhe me erëra të cilat pritet të fryjnë ditën e hënë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë.

Shtypja atmosferike të hënën dhe pjesën e parë të ditës së marte do të mbeten nën vlerat e normales, kurse në pjesën e dytë të ditës dhe tutje shtypja e ajrit do të rritet.

Të hënën kur pritet të jenë temperaturat më të larta se ditët tjera, do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja, që do të vazhdojë edhe në pjesën e parë të ditës së martë. Në ditët tjera do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/