Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme: Frynë Veriu!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që vendi, gjatë pesë ditëve të ardhshme, do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit, me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të gjata me diell.

Këto masa të ajrit, me origjinë nga veriu i kontinentit, do të jenë të qëndrueshme për tri ditët e para të javës, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius.

Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 9m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version