Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme: E hëna me të reshura në tërë Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të ajrit dhe fushave barike të paqëndrueshme dhe jostabile.

Pjesa e parë e ditës së hënë parashihet të jetë me diell dhe temperatura të larta, të cilat do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Pasdite pritet të paraqiten vranësirat e dendura dhe të çrregullta për çka parashihet të ketë reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh të cilat fillimisht do ta përfshijnë pjesën veriperëndimore të vendit (gjatë orëve të vona të ditës këto reshje do ta përfshijnë gjithë territorin e vendit).

Reshje shiu të intensitetit mesatar parashihet të ketë vende-vende edhe ditën e marte.

Temperaturat maksimale do të zbresin për 2-4 gradë Celsius, nga e marta e tutje.

Në viset malore temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, kurse në viset e ulëta maksimalet gjatë ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version