Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), mot me diell dhe vranësira të pjesshme do të na shoqërojë gjatë pesë ditëve të ardhshme.
“Si pasojë e depërtimit të masave të freskëta, pasditen e së martës do të ketë ulje të temperaturave në dy vlerat ekstremale”, thuhet në raportin e IHK-së, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 17 deri 27 gradë Celsius (temperatura te larta do të ketë vetëm ditën e hënë dhe më tej do të ulen ne mënyrë graduale).
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/