Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se fushat me presion te lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë gadishullin ballkanik, do të jenë të qëndrueshme për pesë ditët e ardhshme.
Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Në mëngjes vende-vende do të ketë ngrica të dobëta me mundësi të formohet mjegull mesatare duke e zvogëluar dukshmërinë horizontale.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -7 gradë Celsisus, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 6-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/