Instituti Hidrometeorologjik parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë Celcius.
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsisus. /Telegrafi/