Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që masat e nxehta të ajrit të cilat depërtuan ditë më parë mbi vend, do ta ushtrojnë ndikimin edhe për gjatë tri ditëve të para të javës, duke krijuar kushte që vlerat e temperaturave maksimale të lëvizin nga 31-34 gradë Celsius, derisa minimalet do të zbresin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Kjo gjendje me këto temperatura të larta do të vazhdojë deri ditën e enjte, ku më tej pritet të ketë luhatje të presionit atmosferikë, duke krijuar kushte që të formohen vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Do të fryjë erë fillimisht e lehët deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe më pas, kah mesi i javës, era do ta ndërroj drejtimin nga verilindja duke e rritur shpejtësinë deri 11m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version