Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga afat shkurta të shiut.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Exit mobile version