Telegrafi

Parashikimi i motit, për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë pesë ditëve të ardhshme, vendi të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat nga dita e marte e deri të enjten vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me riga te dobëta dhe të izoluara shiu.

Vlera minimale e temperaturës do të lëviz ndërmjet 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/