Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për pesë ditët e ardhshme parasheh që vendi të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik .
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore parashihet të ketë mjegull, kryesisht ne pjesën e pare të ditës.
Vlera minimale e temperaturës do të lëviz ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/