Telegrafi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshëm në Kosovë: Temperatura më e lartë – 33 gradë!

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që moti në ditën e hënë dhe të marte të jetë relativisht i freskët.

Më tej mbi, Kosovë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/