Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell, me pak vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të pësojë luhatje gjatë këtyre ditëve, kështu që mundësitë për riga të karakterit lokal nuk përjashtohen.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. /Telegrafi/