Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me diell dhe vranësira të shpërndara në dy ditët e këtij vikendi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, kurse maksimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë.
Shtypja atmosferike do të mbetet rreth vlerave të normales.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.
Java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë deri mesatar. /Telegrafi/