Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që në pesë ditët e ardhshme në vend do të mbajë
mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Temperaturat minimale do të jenë në kufijtë e mesatareve shumëvjeçare të kësaj periudhe kohore.

Nga dita e hënë deri të mërkurën, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius, kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare.

Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu, kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit.

Nga dita e enjte serish do të ketë ngritje në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër t’i kalojë vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius (edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta).

Në fundjavë , kryesisht pasditen e së dielës, do të paraqiten kushte për reshje shiu. Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë të verilindjes duke fryrë me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version