Instituti Hidrometeorologjik parasheh që në fundjavë të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të pjesshme.
“Mot me diell dhe vranësira te pjesshme do të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara të shiut. Temperaturat minimale do te lëvizin ndërmjet 16-20 gradë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius”, thuhet në një njoftim të IMHK-së.