Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe intervale me diell.

Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar. Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version