Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, për pesë ditët e ardhshme parashikon që vendi të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit, me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Dita e hënë dhe e martë parashihen të jenë kryesisht me diell e me temperatura ndërmjet 16-32 gradë Celsius.
Nga dita e mërkurë, pritet të ketë ulje te vlerave në fushat barike, kështu që gjatë natës dhe ditës së enjte pritet të ketë ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe të krijohen kushte që në disa pjesë të vendit të ketë reshje të përcjella me shkarkime rrufesh.
Vlerat minimale e temperaturave do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë vlerat ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-8m/s. /Telegrafi/