Intituti Hodrometerologjik i Kosovës parashikon mot të ndryshueshëm mbi vendin tonë, gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Fillimi i javës, deri të mërkurën, do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet më të pakta do të bien në juglindje dhe veriperëndim të vendit, kurse në pjesën qendrore dhe veriore do të ketë kushte pë reshje më intensive.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, derisa amplitudat në vlerat e temperaturave maksimale do të jenë pak sa ma të larta, nga 23-31 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, dita e mërkurë parashihet të shënojë vlerat më të larta të temperaturave.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu, herë-herë me vrull me shpejtësi nga 1-12m/s. /Telegrafi/