Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit, gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që në pesë ditët në vijim në Kosovë, të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet fqinje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version