Tani turneu më i madh evropian, fillon me të vërtetë, pasi kombëtaret evropiane do të ballafaqohet nga nesër me ndeshjet e 1\8-tës së finales.
Islanda ka siguruar një fitore në fund ndaj Austrisë, ndërsa në 1\8-tën do të përballet me Anglinë, që në një fazë dukej që do të përballej me Portugalinë.
Duke folur për Portugalinë, Cristiano Ronaldo, i cili deri më tani ka pasur një turne për të harruar, më në fund u kthye në formë duke shënuar dy gola në barazim 3:3 me Hungarinë, duke i siguruar kombëtares së tij kualifikimin, por i pret një përballje e vështirë me Kroacinë.
Portali i njohur anglez ‘Daily Mail’ ka bërë një parashikim me kombëtaret që do të ecin tutje në Euro 2016.
Sipas tyre, nuk pritet të ketë befasi, me kombëtaret favorite që pritet t’i fitojnë ndeshjet, teksa derbi në mes të Italisë dhe Spanjës e kanë vlerësuar se do të përfundoj me barazim, duke u vendosur vetëm pas penalltive. /Telegrafi/
Parashikimet e bëra nga Daily Mail:
Poloni 1:0 Zvicër
Kroaci 2:1 Portugali
Uells 2:0 Irlandë Veriore
Hungari 1:2 Belgjikë
Gjermani 2:0 Sllovaki
Itali 1:1 Spanjë (vendoset me penallti)
Francë 2:0 Irlandë
Angli 1:0 Islandë