Site icon Telegrafi

Parashikim: Werder Bremen – Bayern Munich

Derbi jug veri mes Werderit dhe Bayernit dikur ishte derbi më i madh i futbollit gjerman, por përkundër faktit se sot nuk është në nivelet e njëjta, rivaliteti ekziston dhe pritet ndeshje mjaft interesante.

Vendi: Weser-Stadion, Bremen
Koha: 28 janar (e shtunë), 15:30

Lajmet rreth ekipeve

Werder Bremen
Felix Wiedwald do të startojë në portë me Jaroslav Drobnyn që do të kryejë suspendimin prej tri ndeshjesh.
Nëse Clemens Fritz nuk rikthehet nga lëndimi në qafë, atëherë Pizzarro mund të startojë me Zlatko Jonuzovicin dhe Max Krusen që kthehen në pozicionet e tyre më të thella.
Përndryshe menaxheri Alexander Nouri nuk pritet të bëjë ndryshime tjera.

Bayern Munich
Joshua Kimmich pritet që të zëvëndësojë të lënduarin Arturo Vidal në mesfushë.
Franck Ribery do të kthehet në formacion si titullar, kurse Douglas Costa dhe Kindsley Coman pritet të mbesin në stol.
Carlo Ancelotti s’ka nevojë të bëjë ndryshime tjera.

Si do dukej logo e Bayern Munichut nëse do të ndiqej shembulli i Juves.

 

Top lojtarët

 

A e dini se?

Bayerni ka fituar 10 ndeshjet e fundit ndaj Werder Bremenit në të gjitha garat.

Bayerni ka mbajtur portën pa pranuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Werder Bremenit në të gjitha garat.

Bayerni ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Werderit në të gjitha garat.

Në ndeshjet mes Werderit dhe Bayernit janë shënuar së paku tri gola në 12 nga 15 ndeshjet e fundit.

Bayerni ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në udhëtim.

Bayerni ka shënuar së paku dy gola në 14 nga 15 ndeshjet e fundit ndaj Werderit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në tetë ndeshjet e fundit të Serderit në shtëpi.

Janë shënuar së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Bayernit në Bundesliga.

Bayerni ka shënuar së paku dy gola në pesë nga gjahstë ndeshjet e fundit në Bundesliga.

Analiza

Werder Bremen ka humbur 2-1 nga Dortmundi javën e kaluar dhe do të ketë një sfidë shumë të vështirë tash. Skuadra veriore gjermane është vetëm tri pikë mbi zonën e luftës për mbijetesë dhe duhet të përmirësojë lojën në mbrojtje.

Bayerni ka vuajtur shumë ndaj Freiburgut, por pritet që të kryejë llogaritë më herët me Werderin, duke tentuar të shfrytëzojë një rrëshqitje të mundshme të Leipzigut që e pret Hoffenheimin.

Parashikimi: Werder Bremen 1-6 Bayern Munich

Exit mobile version