Site icon Telegrafi

Parashikim: Villarreal – Roma

Një nga ndeshjet më spektakolare të fazës 1/16 të Europa League është pa dyshim dueli mes Villarrealit dhe Romës.

Vendi: El Madrigal, Vila-Real
Koha: 16 shkurt (e enjte), 21:05

Lajmet rreth ekipeve

Villarreal
Roberto Soriano është përjashtuar në fundjavë, por suspendimi në La Liga nuk ia ndalon atij që të jetë në gatishmëri për Romën.
Villarreali ka bërë rotacion të skuadrës gjatë fazës grupore dhe u ka dhënë rastin edhe Antonio Rukavinas, Andres Fernandezit dhe Jose Angelit, edhe pse mbetet të shihet se si do të paraqitet “Nëndetësja e Verdhë”.
Jonathan dos Santos, Victor Ruiz, Antonio Rukavina dhe Rafael Borre janë të gjithë vetëm një karton larg suspendimeve.
Roberto Soldado është i vetmi lojtar që mungon te vendasit.

Roma
Alessandro Florentzi është i vetmi lojtar te Roma që nuk është në gjendje gatishmërie ipër të luajtur në ndeshjen e parë të Europa League.
Europa League ia jep mundësinë menaxherit të Romës që të bëjë rotacion me skuadrën e tij me lojtarët si Paredes, Alisson dhe Juan Jesus, të cilët pritet të marrin minuta të enjtën.
Paredes rrezikon mungesën në ndeshjen kthyese nëse ndëshkohet.

 

Top lojtarët

A e dini se?

Villarreali është i pamposhtur në 17 nga 196 ndeshjet e fundit në Europa League.

Roma është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në Europa League.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Villarreal - Roma

Analiza

Villarreali ka humbur vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, por ka vuajtur që të kthejë barazimet në fitore. Në fakt, shumica e ndeshjeve të Villarrealit përfunduan në barazime. Nëndetësja e Verdhë ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në Evropë dhe duhet të ndryshojë këtë ecuri nëse dëshiron të tejkalojë Romën nga kjo fazë.

Roma ka fituar nëntë nga 11 ndeshjet e fundit dhe s’ka pranuar gol në pesë nga shtatë ndeshjet në udhëtim në të gjitha garat. Ekipi i Luciano Spalletit do të jetë i kënaqur që të kthehet nga El Madrigal me një barazim dhe të fitojë në shtëpi më pas, por kjo do të jetë e vështirë.

Parashikimi: Villarreal 2-1 Roma

Exit mobile version