Telegrafi

Parashikim: Stoke City – Man. Utd

Stoke City i Xherdan Shaqirit është në formë të lartë dhe testin e vërtetë të formës do ta ketë pikërisht ndaj Manchester United që ka pedigre të madhe për fitore.

Vendi: Bet365 stadium, Stoke-on-Trent
Koha: 21 janar (e shtunë), 16:00

Lajmet rreth ekipeve

Stoke City
Mame Biram Diouf, Wilfried Bony dhe Ramadan Sobhi janë të gjithë në angazhime me kombëtaret e tyre në Kupën Afrikane të Kombeve.
Me Jonathan Walters jashtë për shkak të lëndimeve, Peter Crouch mund të startojë në sulm. Ndryshime tjera nuk priten te skuadra e Hughes për dallim nga përbërja në fitoren prej 3-1 te Sunderlandi.

Manchester United
Manchester United ka gjithë skuadrën të gatshme, kurse Eric Bailly është i vetmi lojtar që nuk është në gatishmëri të Mourinhos për shkak të angazhimeve në Kupën Afrikane të Kombeve.
Juan Mata ka qenë një nga lojtaërt më të mirë të Jose Mourinhos në ndeshjet e fundit dhe ai mund të jetë startues pasi e nisi ndeshjen nga banka ndaj Liverpoolit.
Luke Shaw pritet të nisë duelin në vend të Darmian në tentim për të marrë më shumë kohë e përvojë të lojës.

Top lojtarët

A e dini se?

Manchester United është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Mes Stoke Cityt dhe Manchester Unitedit nuk janë shënuar më shumë se dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Bet365 stadium.

Stoke ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Manchester United ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Stoke City - Man. Utd

Analiza

Stoke City ka humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi dhe ka regjistruar fitore të një pas njëshme në kampionat para se të presë Manchester Unitedin.

Manchester United është zhgënjyer nga barazimi prej 1-1 ndaj Liverpoolit, por skuadra e Mourinhos është 16 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Ekipi i Mourinhos humbi shumë raste ndeshjen e parë ndaj Stoke Cityt dhe do të kërkojë konkretizim më të mirë të shtunën.

Stoke është pa humbje në tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Untiedit dhe mund të japë goditjen përfundimtare për Djajtë, të cilët megjithatë pritet të fitojnë në këtë takim.

Parashikimi: Stoke City 0-1 Man. Utd