Manchester United shkon në Francë me një avantazh solid prej 3-0 nga ndeshja e parë dhe Djajtë e Kuq duhet që të sigurohen që të parandalojnë një rikthim në ndeshje të vendasve.
Vendi: Stade Geoffroy-Guichard, Saint-Etienne
Koha: 22 shkurt (e mërkurë), 18:00h
Lajmet rreth ekipeve
Saint-Etienne
Tekniku i Saint Etienne do të ketë tri mungesa të rëndësishme në këtë takim.
M’Bengue dhe Soderlund mungojnë për shkak të lëndimeve në kofshë, teksa Tannane do të jetë jashtë sfidës për shkak të një lëndimi në ije.
Manchester United
Ander Herrera është i suspenduar për këtë takim, teksa Luke Shaë është lënë jashtë nga vet Mourinho. Në dyshim është Phil Jones për një lëndim muskulor, teksa për të njëjtin shkak sigurt nuk luan Wayne Rooney.
Në këtë takim Manchester United do të bëjë rotacion dhe nuk pritet të luajë me formacionin më të mirë pasi të dielën e pret një duel shumë më i rëndësishëm dhe këtu kualifikimi vetëm sa nuk është siguruar.
Top lojtarët
A e dini se?
Manchester United nuk ka pranuar gol në 3 ndeshjet e fundit në Europa League.
Manchester United ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Europa League.
Manchester United ka shënuar së paku dy gola në 3 ndeshjet e fundit në Europ League.
Analiza
Manchester United do të hyjë pa presion në këtë takim dhe me formacionin e dytë, pasi që tashmë ka siguruar kualifikimin.
Saint-Etienne do të provojë që të shënojë gol të hershëm, por nuk do t’ia arrijë që të inspirojë ndonjë befasi.
Parashikimi: Saint-Ettiene 1-0 Manchester United