Roma e pret Chievon në Olimpico për një duel shumë të rëndësishëm të kësaj jave në Serie A në përpjekje për të vazhduar luftën për titull.
Vendi: Stadio Olimpico, Romë
Koha: 22 dhjetor (e enjte), 20:45.
Lajmet rreth ekipeve
Roma
Mohamed Salah është rikthyer në formë perfekte fizike dhe do të startojë pasi luajti ndaj Juventusit në fundjavë.
Luciano Spalleti ka pasur disa startues potencial në dyshim për shkak të problemeve fizike dhe do të duhet të presë deri në minutën e fundit para se të zgjedhë 11-shen e duhur.
Chievo
Nicola Rigoni është favorit që të startojë para Jonathan de Guzman për të zëvëndësuar Përparim Hetemajn, i cili nuk është në gjendje të udhëtojë drejt Romës.
A e dini se?
Roma ka fituar 11 ndeshjet e fundit në Serie A.
Roma ka mbajtur portën pa pranuar gol në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Chievos në të gjitha garat.
Roma ka fituar gjashtë nga shtatë neshjet e fundit në shtëpi ndaj Chievos në të gjitha garat.
Roma ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të takimit në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit ndaj Chievos në të gjitha garat.
Janë shënuar më pak se tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Chievos në udhëtim.
Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Romës në Serie A.
Analiza
Roma është shtatë pikë larg Juventusit pas disfatës së pësuar në Juventus Arena. Roma luajti mirë, por Bianconerët nuk u dhanë raste të shumta shënimi.
Chievo ka fituar ndeshje një pas një dhe me pak shtytje mund të jetë në luftë për endin e gjashtë këtë sezon. Por, Chievo nuk do të bëjë presion te lojtarët dhe do të jetë më realiste për ambiciet e sezonit.
Roma do të dëshironte të përfundonte vitin në vendin e dytë me një fitore, kështu që natyrisht se do të kërkojë tri pikë. Cheivo ka interesim që të lë të frustruar vendasit, por do ta ketë problem ta bëjë këtë.