Telegrafi

Parashikim: Manchester United – Bournemouth

Kur u bë yll te Manchester United

Manchester United e pret Bournemouthin në Old Trafford në një tentim për të fituar dhe për të rritur presionin ndaj skuadrave tjera në tabelën e Ligës Premier.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: 4 mars (e shtunë), 13:30

Lajmet rreth ekipeve

Manchester United
Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, ka zbuluar se Luke Shaë do të jetë në skuadër për t’u përballur ndaj Bournemouthit, por mbetet të shihet nëse do të startojë.
Phil Jones është i gatshëm për t’u rikthyer, por mund të presë deri të enjtën për ndeshjen ndaj Europa League.
Henrikh Mkhitaryan ka stërvitur me ekipin, por nuk do të rrezikohet pasi mungoi në tiumfin ndaj Southamptonit të dielën. Ai është i vetmi lojtar që s’është i gatshëm.

Bournemouth
Simon Francis mungoi në humbjen ndaj WBA-së dhe pritet të mungojë sërish kur “Cherries” udhëtojnënë Old Trafford.
Jordon Ibe mungoi së fundmi, teksa Callum Wilson dhe Adam Federici janë mungesa afatgjate.

Top lojtarët

A e dini se?

Janë shënuar së paku tri gola në 7 ndeshjet e fundit të Bournemouthit në udhëtim.

Manchester United është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Bournemouthi ka pranuar së paku dy gola në 7 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar më pak se tri gola në 8 nga 10 ndeshjet e Manchester Unitedit në shtëpi në Ligën Premier.

Bournemouthi ka humbur në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 3 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Bournemouthi ka humbur në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën Premier.

Manchester United ka mbajtur portën pa pranuar gol në 3 ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku nga tri gola në tri ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit ndaj Bournemouthit në të gjitha garat.

Analiza

Manchester United ngriti trofeun e parë sezonal pasi mposhti Southamptonin fundjavën e kaluar dhe tash e ka rastin ideal për t’u ngjitur në top katërshe dhe për të vënë gjithë presionin ndaj Liverpoolit dhe Arsenalit që përballen më vonë gjatë ditës.

Bournemouth nuk ka pasur formën më të mirë në vitin 2017 dhe po kërkon fitoren e parë në kampionat në vitin 2017. “Cherries” kanë humbur secilën nga katër ndeshjet e fundit dhe nuk kanë fituar qysh nga nata e vitit të ri.

United luajti shumë keq në finalen e EFL, dhe Jose Mourinho duhet që të sigurohet që lojtarët të mos nënvlerësojnë kundërshtarin, pasi mund të jenë pengesë drejt rrugës në krye të tabelës.

Parashikimi: Manchester United 3-0 Bournemouth