Leicesteri kampion i Anglisë e pret Manchester Unitedin në tentim për të mposhtur Djajtë e Kuq dhe për t’u larguar zonës për mbijetesë. Megjithatë, kjo ide nuk i pëlqen Mourinhos.
Vendi: Leicester Stadium, Leicester City
Koha: 5 shkurt (e dielë), 17:00
Lajmet rreth ekipeve
Leicester
Islam Slimani është duke u rikuperuar nga një dëmtim pasi është kthyer nga angazhimi me kombëtaren.
Leonardo Ulloa është rikthyer në stërvitje pasi dështoi të sigurojë një transferim jashtë klubit në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Ranieri duhet të gjejë një zgjidhje për formën e dobët të Leicesterit, në të kundërtën do të hyjë seriozishtë në luftë për mbijetesë.
Manchester United
Phil Jones mungon në këtë takim, Eric Bailly pritet të luajë për herë të parë që nga nata e vitit të ri.
Jose Mourinho vazhdon të bëjë rotacione me lojtarët e tij, kurse Martial pritet të ngrohë stolin këtë të dielë.
Top lojtarët
A e dini se?
Manchester Untied ka barazuar në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.
Leicester City ka dështuar që të shënojë në katër ndeshjte e fundit në Ligën Premier.
Janë realizuar jo më shumë se dy gola në katër ndeshjet e fundit të Manchester Unitedit.
Manchester United është i pamposhtur në 14 nga 15 ndeshjet e fundit ndaj Leicesterit në të gjitha garat.
Leicesteri ka humbur tri ndeshjet e fundit ën Ligën Premier.
Leicesteri ka pranuar dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier në shtëpi.
Analiza
Leicesteri është vetëm dy pikë larg zonës Championship dhe do të jetë shumë i interesuar për të fituar ndaj Unitedit dhe për të shfrytëzuar momentin e keq të djajve.
Manchester United humbi rast ideal që me një fitore ndaj Hullit t’i afrohet rivalëve. Tash Djajtë janë katër pikë larg Liveproolit dhe do të kenë rastin të afrohen në vetëm një pikë me një fitore ndaj Leicesterit.
Manchester United fitoi vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit dhe nga tetori ka vetëm një humbje, megjithatë barazimet nuk i pëlqejnë Mourinhos.
Parashikimi: Leicester 0-2 Manchester United