Site icon Telegrafi

Parashikim: Hertha Berlin – Bayern Munich

Alaba është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë viteve të fundi

Hertha Berlin me bilanc të mirë në shtëpi e pret Bayern Munichun që vjen nga fitore të rëndësishme së fundmi.

Vendi: Olympiastadion, Berlin
Koha: 18 shkurt (e shtunë), 15:30

Lajmet rreth ekipeve

Hertha Berlin
Per Skjelbred mund të zëvëndësojë Lustenbergerin në mesfushë.
Niklas Stark pritet të rikthehet dhe të jetë partner i Sjelbred.
Salomon Kalou dhe Valentin Stocker luftojnë për një vend në krahun e majtë.

Bayern Munich
Philipp Lahm mudn të pushojë, me Rafinhan që pritet të luajë në krahun e djathtë.
Xabi Alonso mund të pushojë po ashtu, kurse Thiago do të ketë rol më të thellë në mesfushë, teksa Kimmich mund të ketë rast nga banka.
Thomas Muller pritet që të startojë pasi që është dashur të jetë në stol në Ligën e Kampionëve.

 

Top lojtarët

 

A e dini se?

Bayerni ka fituar 11 ndeshjet e fundit ndaj Hertha Berlinit në të gjitha garat.

Bayerni ka mbajtur portën pa pranuar gol në pesë ndeshjet e fundit ndaj Hertha Berlinit në të gjitha garat.

Hertha Berlin ka fituar tetë nga nëntë ndeshjet e fundit në shtëpi në Bundesliga.

Hertha Berlini ka humbur në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Bundesliga.

Bayerni ka shënuar së paku dy gola në nëntë nga 11 ndeshjet e fundit ndaj Hertha Berlinit.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit në shtëpi në Bundesliga.

Bayerni ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit në udhëtim në Bundesliga.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Hertha Berlin - Bayern Munich

Analizë

Hertha është në ecuri të vështirë pas startit të mirë të sezonit. Hertha ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat dhe rrezikon të bie në vendin e fundit.

Bayerni ka vuajtur që të fitojë në mënyrë dominuese në Bundesliga së fundmi, pr një performancë e fortë ndaj Arsenalit u jep vetëbesim bavarezëve për këtë takim.

Pritet që Bayerni të bëjë shumë presion ndaj Herthas që nga fillimi.

Parashikimi: Hertha Berlin 1-2 Bayern Munich

Exit mobile version