Site icon Telegrafi

Parashikim: Freiburg – Bayern Munich

Bayern Munichu do të udhëtojë te Freiburgu për të hapur stinorin pranveror në Bundesliga në atë që është derbi i jugut.

Vendi: Schwarzwald Stadion, Freiburg
Koha: 20 janar (e premte), 20:30

Lajmet rreth ekipeve

Freiburg
Marc Torrejon mund të fitojë një rast në qendër të mbrojtjes, me Caglar Soyuncu në dyshim të madh për një rikuperim në kohë nga një lëndim muskulor.
Lukas Kubler dhe mbrojtësi më sulmues Pascal Stenzel do të luftojnë për një vend në krah.
Maximilian Philipp është maksimalisht i përgatitur dhe mund të fillojë ndeshjen nga minuta e parë.

Ndërkohë ylli shqiptar, Amir Abrashi ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar disa ditë më parë në ndeshje miqësore në Spanjë dhe është i gatshëm për këtë ndeshje të madhe për Freiburgun.

Bayern Munich
Carlo Ancelotti mund të nisë me sistemin 4-2-3-1 duke parë që Thiago është i lënduar, që mund t’ia lejojë ehde Thomas Mullerit të startojë në pozitën e tij të preferuar sërish.
Javi Martinez dhe Mats Hummels do të startojën në qendër të mbrojtjes me Jerome Boatengun ende të lënduar.
Joshua Kimmich mund të fitojë një rast në qendër të mesfushës nëse Arturo Vidal nuk kthehet në formë nga një lëndim i pësuar kohë më parë.

 

Top lojtarët

A e dini se?

Bayerni i ka fituar nëntë nga 11 ndeshjet e fundit në udhëtim në Bundesliga.

Bayerni ka mbajtur portën pa pranuar gol në tri ndeshjet e fundit në Bundesliga.

Analiza

Freiburgu aktualisht është në vendin e tetë pas pushimit dimëror dhe ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet në shtëpi këtë sezon. Menaxheri Christian Streich ka bërë gati ekipin për një mbrëmje sulmuese.

Bayerni ka mbrojtur vendin e parë në Bundesliga me një fitore ndaj Leipzigut në dhjetor. Por, një fitore do të ishtë një nisje me këmbë të djathtë në stinorin pranveror.

Bayerni pritet të dominojë këtë takim dhe ta fitojë atë.

Parashikimi: Freiburg 1-3 Bayern Munich

Exit mobile version