Telegrafi

Parashikim: Everton – Man Utd

Evertoni e pret në Godisson Park Manchester Unitedin dhe e përbashkëta e dyja skuadrave është se do të kërkojnë vetëm fitore pasi janë të dyja në krizë të rezultateve.

Vendi: Godisson Park, Merseyside
Koha: 4 dhjetor (e dielë), 17:00

Lajmet rreth ekipeve

Everton
James McCarthy ka munguar në humbjen prej 1-0 ndaj Southamptonit për shkak të një lëndimi, teksa ai u kthye në stërvitje dhe mund të inkuadrohet në pjesën e dytë. Ronald Koeman nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga 11-shja e tij e zakonshme.

Man Utd
Eric Bailly është kthyer në stërvitje, por nuk pritet që të luajë ndaj Evertonit. Smalling është duke u rikuperuar nga gishti i thyer dhe nuk do të luajë po ashtu.
Luke Shaw mori një goditje në neshjen për Kupë të mërkurën dhe nuk pritet që të kthehet për duelin. Daley Blind dhe Matteo Darmian po luftojnë për një vend në krahun e majtë.
Rooneyt ju mohua mundësia që të kthehej në klubin e tij të fëmijërisë pasi mori kartonin e pestë të verdhë dhe mungon për shkak të suspendimit.
Mourinho e mirëpret në formacion Pogban dhe Fellainin, pasi që të dy munguan në fitoren ndaj Ëest Hamit.
Mkhitaryan dhe Martial e kanë vënë nën dyshim vazhdimisht Mourinhon pas paraqitjeve fenomenale së fundmi dhe do të detyrohet që me të dy të startojë ndaj Evertonit.

A e dini se?

Manchester United ka barazuar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Evertoni është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në Ligën Premier në shtëpi.

Nuk janë shënuar më shumë se dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e Evertonit në shtëpi.

Në ndeshjet mes Evertonit dhe Manchester Unitedit janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit në Godisson Park.

Analiza

Evertoni është në formë të tmerrshme dhe ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, e zakonisht janë vështirë që të mposhten në Godisson Park e sidomos kur përballen me Unitedin. Ata kanë fituar tri nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Unitedit.

Manchester United ka dominuar në ndeshjet e fundit, por ata po dështojnë që të krijojnë raste të pastra para porte, e kjo i ka lënë Djajtë plot 14 pikë prapa Chelseat.

United është në një situatë ku nuk duhet të lejojë të lëshojë më shumë pikë ose të rrezikojë të humbasë majen e tabelës për të dytin vit radhazi. Fatmirësisht për Mourinhon, Djajtë po i shkojnë Evertonit që është jashtë forme dhe ndaj të cilës skuadër mund t’i marrin tri pikët, falë edhe faktit se Mkhitaryan është në formë të lartë dhe do të dëshirojë t’ia shpaguajë besimin teknikut portugez.

Parashikimi: Everton 1-3 Manchester United