Bayern Munichu do të takohet në shtëpi me Eintracht Frankfurtin në një nga duelet përcaktuese për titullin në Bundesliga.
Vendi: Allianz Arena, Munich
Koha: 11 mars (e shtunë), 15:30
Lajmet rreth ekipeve
Bayern Munich
Jerome Boateng rikthehet nga lëndimi dhe është opsion shtesë në qendër të mbrojtjes.
Xabi Alonso do të pushohet, me Thiagon që zhvendoset në një pozitë më të thellë dhe Muller i cili starton para Robert Leëandoëskit.
Douglas Costa mund të startojë në krahun e majtë, me Riberyn që mund të pushojë.
Eintracht Frankfurt
David Abraham rikthehet nga suspendimi që të startojë në mbrojtje.
Bastian Ozcipka do të ketë një ndeshje suspendim dhe Taleb Taëatha do të ketë rastin në krahun e majtë.
Menaxheri Niko Kovac mund të ndryshojë në një formacion 3-4-2-1 me Makoto Haseben si qendërmbrojtës të djathtë.
A e dini se?
Bayerni ka fituar 7 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit në të gjitha garat.
Bayerni ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në Bundesliga.
Bayerni ka mbajtur portën pa pranuar gol në 7 nga 9 ndeshjet e fundit ndaj Eintracht Frankfurtit në të gjitha garat.
Bayerni ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në 4 ndeshjet e fundit ndaj Eintrachtit në të gjitha garat.
Eintracht Frankfurt ka humbur 4 ndeshjet e fundit në Bundesliga.
Eintracht Frankfurti ka pranuar së paku dy gola në 4 ndeshjet e fundit në Bundesliga.
Analiza
Bayerni është plot me besim pas një fitore të madhe ndaj Arsenalit në mesjavë. Bavarezët janë të pamposhtur në shtëpi këtë sezon dhe pritet të kenë një tjetër paraqitje dominante.
Frankfurti ka vuajtur së fundmi pas një starti të fortë të sezonit. Ata kanë humbur katër ndeshje radhazi dhe pritet të humbin edhe sfidën e pestë rresht.
Prisni Bayernin të dominojë takimin.
Parashikimi: Bayern Munich 4-1 Eintracht Frankfurt