Uellis dhe Zvicra do e fillojnë Kampionatin Evropian me përballjen mes tyre që zhvillohet në ora 15:00.
Dy përfaqësueset gjenden në Grupin A, së bashku me Italinë dhe Turqinë, me Azzurët që fituan mbrëmë 3-0.
Analizë
Uelis pritet të luajë në një skemë 3-4-3, duke përdorur më shumë lojën mbrojtëse, e që zakonisht në këtë skemë luhet më shumë në kundërsulme të shpejta.
Harry Wilson po luanë më shumë si qendërsulmues, derisa mund të jetë në partneritet me Gareth Bale e me Daniel James.
Rys Norrington-Davies mund të luajë para Neco Williams, ndërsa në portë mund të startojë Dany Ward, para Wayne Hennessey.
Ethan Ampadu ka luajtur rregullisht për Uellsin, mirëpo në këtë takim duket se nuk do të jetë. Joe Morrell apo Joe Allen mund të startojnë përkrah Aaron Ramseyt.
Uellsi aktualisht ka fituar shtatë nga dhjetë takimet e tyre të fundit, në të cilat ka munguar Ramsey.
Zvira në anën tjetër mund t2ë luajë në skemën 3-4-1-2, me Dnis Zakarian dhe Remo Freuler që janë duke luftuar për një vend përkrah Granit Xhakës në mesfushë.
Breel Emobolo, Admir Mehmedi dhe Mario Gavranovic, janë në garë se cili duhet të startojë.
Ata e kanë Ricardo Rodriguezin si opsion që të luajë nga krahët, ose edhe si opsion i tretë në mbrojtje.
Statistika
Uellsi ka shënuar nën 2.5 gola në katër takimet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).
Zvicra ka marrë tre fitore në po aq ndeshje së fundmi (në Kampionatin Evropian).
Uellsi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit (Kampionati Evropian).
Parashikim: Helvetikët pritet të fitojnë me një gol epërsi.
Parashiko dhe fito në lojën e Telegrafi për Euro 2020 /Telegrafi/
Formacioni i mundshëm i Uellsit: Ward, Mempham, Rodon, Davies, Norrington-Davies, Morrell, Ramesey, Roberts, Bales, James, Wilson.
Formacioni i mundshëm i Zvicrës: Sommer, Elvedi, Akanji, Schar, Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodriguez, Shaqiri, Seferovic, Gavranovic. /Telegrafi/