Site icon Telegrafi

Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme për finalen para finales: PSG – Bayern Munich

Paris Saint-Germain është nikoqir i Bayern Munichut për ndeshjen e parë në fazën e eliminimit direkt apo 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Parc des Princes”.

Për këtë ndeshjes, parisienët nuk mund të llogarisin në Renato Sanches dhe Nordi Mukiele që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Bavarezët janë pa Sadio Manen, Manuel Neuer, Lucas Hernandez, Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch, që janë të lënduar.

Analizë

PSG

Nordi Mukiele humbet ndeshjen e parë për shkak të lëndimit, por Kylian Mbappe është përfshirë në skuadrën e PSG-së.

Renato Sanches gjithashtu mungon, por Messi mund të jetë i aftë për të luajtur pas një lëndimi në kofshë që e përjashtoi atë kundër Monacos.

Marco Verratti pritet të jetë i gatshëm dhe të startojë për parisienët.

Bayern Munich

Sadio Mane, Manuel Neuer dhe Lucas Hernandez do të mungojnë, me dy të fundit që do të mungojnë me lëndime afatgjata dhe nuk do të shfaqen as në takimin e dytë.

Noussair Mazraoui, Ryan Gravenberch dhe Eric Choupo-Moting janë dyshime, por nuk ka gjasa të fillojnë nëse janë në gjendje gjithsesi.

Joao Cancelo dhe Yann Sommer pritet të startojnë për Bayernin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Joshua Kimmich rikthehet në skuadër pasi u përjashtua për shkak të pezullimit kundër Bochum.

Parashikim

Në këtë takim pritet të ketë gola, por jo edhe fitues.

Formacionet e mundshme

PSG: Donnarumma, Mendes, Marquinhos, Ramos, Hakimi, Soler, Pereira, Verratti, Neymar, Mbappe, Messi.

Bayern: Sommer, Davies, De Ligt, Upamecano, Cancelo, Goretzka, Kimmich, Sane, Musiala, Gnabry, Muller. /Telegrafi/

Exit mobile version