Site icon Telegrafi

Paraqitjen brilante me fanellën e Slovan Liberec, Qëndrim Zyba e kompletoi me gol të bukur  

Qëndrim Zyba e ka realizuar golin e parë në elitën e futbollit çek, duke shënuar në përballjen që skuadra e tij Slovan Liberec e fitoi ndaj Mlada Boleslav me rezultatin 3-1.   

Mesfushori 24-vjeçari fillimisht rikuperoi një top, ku pastaj realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në minutën e 48-të.

Ai bëri një gjuajtje në stilin e sulmuesit, duke tundur rrjetën për 3-0.

 

Zyba e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 8.0. 

Zyba kishte 42 nga 48 pasime të sakta, bëri tri spastrime dhe kishte edhe tri ndërhyrje në top. 

Ai fitoi edhe tetë duele në fushë, duke konfirmuar dominimin e tij.  

Në 13 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat, Zyba, ka kontribuar edhe me dy asistime, duke e nidhmuar Slovan Liberecu të zë vendin e dhjetë me 27 pikë. /Telegrafi/  

Exit mobile version