Telegrafi

Paraqitje si në videolojën ‘FIFA’: Neymar bëri lëvizje të paimagjinueshme ndaj Bayernit

Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar po gjuante nga të gjithë anët kundër Bayern Munchen, ndërsa një përmbledhje theksoi performancën e tij të klasit botëror të martën mbrëma.

Skuadra franceze pësoi humbje 1-0 në shtëpi në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Parc des Princes.

Sidoqoftë, PSG siguroi biletën e tyre për në gjysmëfinale falë rezultatit total 3-3 përgjatë dy takimeve.

Ndërsa lojtarët e Mauricio Pochettinos dështuan të fitojnë në shtëpi, Neymar prodhoi një paraqitje mahnitëse kundër fituesve të sezonit të kaluar të garës më të madhe për klube në Evropë.

Eric Maxim Choupo-Moting shënoi golin e vetëm të takimit, por Neymar ishte shumë afër të futej në listën e realizatorëve.

https://youtu.be/7e-VpJQXWbg?t=64

Braziliani arriti të godiste shtyllën dy herë dhe madje kishte tre shanse të mëdha për të shënuar për PSG-në  në pjesën e parë.

Anësori 29-vjeçar siguroi që ajo natë të jetë e paharruar për lojtarët e Bayernit, duke u treguar se çfarë di të bëjë me topin e që më shumë dukej sikur një videolojë në ‘FIFA’. /Telergafi/.