Site icon Telegrafi

Paraqitje heroike e Mirlind Dakut përballë Zenitit – gol dhe asist për Rubin Kazanin

Mirlind Daku e ka ndihmuar Rubin Kazanin që ta fitojë derbin me Zenitin në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rusisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë shënoi një gol në këtë takim, gjersa skuadra e tij triumfoi 2-0 në udhëtim.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u realizuan që të dy golat.

Ishte minuta e 50-të e takimit kur Daku u asistua prej Zotov, për të shënuar golin e parë të takimit.

Daku nuk u ndal me kaq, pasi asistoi te goli i dytë, që u shënua nga Martynovich (67’) për 2-0.

Në Rusi, Daku ka arritur në shifrën e gjashtë golave dhe katër asistimeve deri më tani.

Në anën tjetër, Rubin Kazani është në vendin e tetë me 36 pikë, 14 më pak se lideri Zeniti. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version