Ekipi Bad News Eagles sapo ka fituar ndeshjen e parë në turneun Elisa Masters Espoo në qytetin Espoo të Finlandës, ku do të zhvillojnë edhe katër ndeshje tjera në fazën e grupeve.
Ndeshja e parë ndaj ekipit SAW përfundoi me rezultat 16-12 në të mirë të ekipit shqiptar, ku lojtari më i dalluar në këtë ndeshje ishte kapiteni i ekipit Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci.
Formën e tij të mirë sinnopsyy e tregoi që nga fillimi i ndeshjes, ku në raundin e parë arriti të eliminoi tre lojtarë të ekipit kundërshtar për t’ia siguruar pikën e parë ekipit të tij.
Edhe pse Bad News Eagles në pjesën e parë nuk arritën që të tregojnë lojën e tyre më të mirë, duke humbur me rezultat 10-5, kapiteni i ekipit ishte gjithë kohës aktiv me eliminime, duke përfunduar pjesën e parë me 19 të tilla.
Në pjesën e dytë paraqitje të mirë treguan të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, duke humbur vetëm dy raunde dhe duke e përfunduar ndeshjen me rezultat 16-12 në të mirë të tyre.
Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje Sinnopsyy e përfundoi ndeshjen me 31 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.68. /Telegrafi/