Milot Rashica ishte i jashtëzakonshëm sonte për Werderin ndaj Eintrachtit Frankfurtit, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 2-1.
Sulmuesi anësor luajti 86 minuta ndaj Frankfurtit, ku tregoi paraqitje të nivelit të lartë.
Rashica, bëri disa veprime të bukura në këtë ndeshje, ku fillimisht me një goditje nuk kishte fat, kur goditi shtyllën.
Ai ishe më meritori në golin e barazimit, ku edhe u lirua në mënyrë fantastik nga mbrojtësit, për të asistuar për shokun e tij të skuadrës Gebre Selassie që golin e parë të Werderit (1-1), pasi kishin pësuar fillimisht.
🇽🇰 MILOT RASHICA vs Eintracht Frankfurt
86 minutes played
1 assist
2 shots on target
1 shot off target
1 woodwork hit
7 (6) dribble attempts
3 (3) long balls
11 (8) ground duels won
42 touches
2 key passes
1 tackleSofaScore rating : 8.1 👏
One word to describe this : ICONIC! pic.twitter.com/dIzvspLezY
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) February 26, 2021
Rashica ndeshjen e mbylli me një asistim, dy goditje në portë, një në kornizë, 6 driblime të sakta, 3 pasime të gjata të sakta, 8 duele të fituara dhe 42 prekje.
Nga Spfascores ai u zgjedh si lojtari i ndeshjes me notën 8.1.
Rashica ka filluar të gjejë formën ku tani po i mungon vetëm goli, ndërsa Werder Bremen me këtë fitore është ngjitur në vendin e 12-të me 26 pikë. /Telegrafi/