Lugano ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Gentit në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Konferencës.
Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, e kompletoi ndeshjen te Lugano, duke qënë më i miri në fushë.
Sipas SofaScore, ai u vlerësua me notën 8.7, si lojtar i ndeshjes, fal edhe gjashtë pritjeve, prej tyre pesë brenda zonës.
Në të dyja golat e skuadrës helvetike, gjurmë lanë Shkëlqim Vladi dhe Uran Bislimi, duke asistuar.
Lugano ka 9 pikë pas katër ndeshjevedhe me gjasa të mëdha që të kalojë në fazën tjetër. /Telegrafi/