Telegrafi

Paraqitje e madhe e Edon Zhegrovës ndaj Clermont: Ndër më të vlerësuarit në fushë

Lille ka shënuar fitore ndaj Clermont me rezultat 4-0, ku një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte Edon Zhegrova.

Anësori arriti të shënojë dhe të asistojë në këtë fitore, duke luajtur për 64 minuta, pasi që ndeshja u vendos në pjesën e parë.

Zhegrova është vlerësua nga SofaScore me notën 8.7, vetëm pas Jonathan David që shënoi dy herë dhe kishte notën 9.2.

Lexo po ashtu Asistim dhe gol i jashtëzakonshëm nga 30 metra, Zhegrova i pandalshëm në Ligue 1

Në këtë përballje, Zhegrova kishte 52 prekje të topit, katër harkime, një rast të madh të krijuar dhe dy goditje në portë.

Zhegrova këtë sezon ka 3 gola dhe 5 asistime në Ligue 1, ku me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. /Telegrafi/