Site icon Telegrafi

Paraqitja heroike e portierit të Gironas: I priti tre penallti ndaj tre lojtarëve të ndryshëm

Girona ka marrë një fitore të madhe ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.

Në një shfaqje të jashtëzakonshme të aftësisë, portieri i Gironas, Paulo Gazzaniga priti tre penallti nga tre lojtarë të ndryshëm të Athletic Club.

Ndeshja u zhvillua në Estadi Montilivi në Girona, ku Gazzaniga i mohoi Alex Berenguer në pjesën e parë të shënonte nga pika e bardhë.

Ndërkohë në pjesën e dytë nga penalltia dështoi fillimisht Inaki Williams dhe më vonë Ander Herrera.

Williams dështoi dhe penalltia u përsërit pasi Gazzanika kishte dalë nga vija, pastaj përgjegjësinë e mori Ander Herrera, por edhe gjuajtjen e mesfushorit spanjoll e priti portieri argjentinas.

Falë heroizmit të Paulo Gazzanigas, Girona siguroi një fitore 2-1 ndaj kundërshtarëve të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version