Bad News Eagles ka shënuar fitore pas ndeshjes së tyre të parë në turneun më të madh në histori të CS:GO, IEM Rio Major, i cili po mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.
Edhe pse aspak nuk ishte e pritshme për publikun që ndeshja të zhvillohej në hartën e quajtur ‘Vertigo’ pasi ekipi Bad News Eagles së fundmi nuk ka treguar lojë të mirë aty, arritën që të tregojnë paraqitje fantastike ndaj ekipit brazilian 00Nation.
Këtë ndeshje ekipi shqiptar e fitoi me rezultat të thellë 16-3, në kuadër të fazës ‘Challengers Stage’ dhe tani janë dy fitore larg kualifikimit në fazën tjetër të quajtur ‘Legends Stage’.
Paraqitje të mirë patën të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, por më i miri për nga statistikat ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi me vlerësimin nga HLTV 1.67.
.@rigoNcs soared high on Vertigo with a 1.67 rating and 1.94 Impact#IEM pic.twitter.com/tO6KQM4aSJ
— HLTV.org (@HLTVorg) October 31, 2022
Më poshtë i gjeni statistikat e lojtareve të ekipit Bad News Eagles gjatë ndeshjes ndaj ekipit brazilian 00Nation:
Rigon ‘rigoN‘ Gashi, 21 eliminime, vlerësimi nga HLTV 1.67.
Sener ‘SENER1‘ Mahmuti, 18 eliminime, vlerësimi nga HLTV 1.66.
Flatron ‘juanflatroo‘ Halimi, 19 eliminime, vlerësimi nga HLTV 1.55.
Dionis ‘sinnopsyy‘ Budeci, 15 eliminime, vlerësimi nga HLTV 1.54.
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, 15 eliminime, vlerësimi nga HLTV 1.27.
/Telegrafi/