Telegrafi

Paraqitja e parë e Van de Beek si startues: Holandezi dhuroi spektakël në fitoren e Unitedit në Carabao Cup

Manchester United e ka lënë mbrapa humbjen ndaj Crystal Palaces 3-1 në Ligën Premier, për t’u këndellur ne triumfin ndaj Lutonit 3-0 në Carabao Cup.

Ole Gunnar Solskjaer vendosi që Donny van de Beek të startonte nga fillimi, e që ishte i pari për holandezin në fanellën e Djajve të Kuq.

Ish-anëtari i Ajaxit kaloi në këtë verë në Old Trafford për 45 milionë euro, derisa tifozët ishin të kënaqur nga loja që panë.

Prekjet e topit me nga një herë dhe lëvizjet e tij në gjuajtjen e Juan Matas në portë karakterizuan paraqitjen e tij që u vlerësua me notë pozitive.

Van de Beek në fund pranoi çmimin e lojtarit të ndeshjes për ndeshjen ndaj Lutonit, e që Solskjaer shpreson që mesfushori të vazhdojë më këso paraqitje të mira. /Telegrafi/