Arijanet Muric ka bërë gafë të rëndë me Burnleyn për ndeshjen e dytë radhazi, kësaj radhe ndaj Brighton, ku ndeshja u mbyll 1-1.
Portieri i Kosovës pësoi gol në minutën e 79-të, kur topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij nuk arriti ta perceptonte siç duhet dhe topi përfundoi në rrjetë.
Burnley ishte në epërsi 1-0 ndaj Brightonit deri para gabimit të 25-vjeçarit.
🚨🏴 GOAL | Burnley 1-1 Brighton | Berge (OG)
WHAT A TERRIBLE MISTAKE FROM THE GOALKEEPER !!!!!!!!https://t.co/UYpZoyPdqu
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 13, 2024
Muriq pati paraqitje të shkëlqyeshme deri kur e pësoi golin, duke bërë pritje të mëdha.
Muric gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1-0.
Muric e ka zënë vendin e Traffordit në ndeshjet e fundit, pasi gjatë tërë sezonit ka qenë portier i dytë. /Telegrafi/