I padituri për vrasje në sallën e gjyqit në New Delhi u qëllua dhe u vra nga dy burra që besohet se i përkisnin një bande rivale.
Dy sulmues të armatosur të veshur si avokatë hapën zjarr të premten pasdite gjatë gjykimit. Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të rastit të kobshëm në shtetin indian.
“Dy sulmues u qëlluan nga policia pasi hapën zjarr në ambientet e gjykatës në Rohini. Të tre gangsterët u vranë. Nuk pati të lënduar apo vdekje të tjera”, tha policia e Delhi, duke shtuar se një hetim për incidentin do të niste.
Sipas filialit të CNN-it në shtetin indian, News 18, Jitender Gogi, i cili ishte në burg vitin e kaluar për përfshirje në një numër çështjesh penale, u qëllua gjatë paraqitjes në një gjykatë në Rohini dhe u shpall i vdekur në spital.
Gogi u arrestua në prill për përfshirje të dyshuar në 19 raste vrasjesh dhe tentativë vrasjeje. /Telegrafi/