Një nga ironitë më të mëdha të kësaj dinamike është fakti se këta meshkuj, të cilët janë paranojakë ndaj grave të tyre duke i mbajtur nën kontroll i çojnë ato drejt mërzitjes dhe dëshirës për të shpërthyer në aventura, gjë që në më të shumtën e rasteve çon drejt tradhtisë me qëllim që të plotësojnë impulset e tyre seksuale, transmeton Telegrafi.
Shumë gra shtëpiake janë të mërzitura nga kjo mënyrë jetese, prandaj Kazanova, i cili e kishte kuptuar këtë lloj dinamike, kishte sukses të menjëhershëm me këto lloj grash, të cilat në pamjen e parë të jepnin përshtypjen se nuk mund të tradhtonin.
Kështu, këta meshkuj përpiqen të krijojnë femrën perfekte, e cila nuk do të tradhtojë kurrë, por shpesh i krijojnë vet kushtet perfekte për të zgjuar dëshirën për tradhti dhe marrëdhënie jashtë martese.
Studimi i portalit amerikan iVillage, tregon se femrat e martuara mërziten shumë, çka e vërteton edhe e dhëna që madje 70 për qind e të anketuarave e dinë që më parë vendin se ku do të ndodhë seksi tjetër.
Poashtu, më shumë se gjysma mund “të parashikojnë” edhe kohën e ditës dhe pozën me të cilën do të realizojnë marrëdhënien së bashku me të përzgjedhurin e tyre. /Telegrafi/