Mbajtja e rrobave në gjendje të pacenuar mund të duket si diçka e paarritshme.
Gjëja për të cilën shqetësohemi më së shumti kur blejmë rroba të zeza është pastrimi i tyre në makinë larëse.
Kjo për shkak të frikës që kjo ngjyrë do të zbehet pas çdo larjeje nëse nuk i kushtojmë kujdesin e duhur.
Megjithatë, një eksperte ka ndarë metodën e saj të thjeshtë për t’u siguruar që rrobat e errëta dhe të zeza të ruajnë pamjen e tyre origjinale sa herë që lahen.
Krejt çfarë duhet të bëni është që gjatë ciklit të larjes së rrobave të shtoni kripë në kazanin e makinës larëse.
Kripa ndihmon në parandalimin e zbehjes së rrobave duke vepruar si një agjent i ngjyrës, i cili ndihmon në bllokimin e bojës brenda fibrave të pëlhurës.
@mama_mila_ Say goodbye to tough mould around your home 👋 this spray is my favourite and can be used all around the home to combat mould! Hope this mix is helpful lovelies x #bathroomcleaning #bathroomcleaner #cleaninghacks #cleaningtips #tipsandtricks #homehacks ♬ original sound – Chantel Mila | Home Tips
Thjesht shtoni gjysmë filxhani kripë në kazanin e makinës larëse me rrobat dhe vendoseni në një cikël të ftohtë ose delikat. /Telegrafi/