Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të furnizmit me ujë të pijes.
Sipas njoftimit, kjo ndërprerje vjen sepse gjatë ditës së sotme do të ketë punime në rrjetin e ujësjellësit dhe në rrjetin e kanalizimit, shkruan Telegrafi.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të jenë në rrugët: “Beteja e Koshares”, “Xhevat Jusufi”, “Mbretëresha Teutë” dhe në fshatin Verrnicë.
Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët: “Hamëz Jashari”, “Tuneli i Parë”, “Ramadan Peci” (Dukagjini) dhe “Rifat Dedia” Kolloni.
Gjatë ditëve të fundit qytetarët e Mitrovicës janë përballur me ndërprerje të shumta të furnizimit me ujë të pijes, gjë që paraqet shumë probleme në përditshmërinë e tyre. /Telegrafi/